string(95) "policia-spanjolle-arreston-nje-grua-per-shitjen-e-vajzes-se-porsalindur-per-2000-euro-nje-cifti"

Policia spanjolle arreston një grua për shitjen e vajzës së porsalindur për 2000 euro një çifti

Lajme

Gazeta Express

25/04/2025 15:58

Policia spanjolle tha se kishte arrestuar një grua që dyshohet se ia shiti vajzën e saj të porsalindur një çifti që i nënshtroheshin trajtimeve të fertilitetit për 2000 euro, raportoi AFP.

Oficerët arrestuan 37-vjeçaren muajin e kaluar në Mostoles, një periferi e Madridit, u tha në një deklaratë të policisë.

Lexo Edhe:

Çifti i dyshuar për blerjen e foshnjës dhe dy të afërm të tyre u arrestuan në qytetin jugor të Kordobës.

AFP tha se një hetim paraprak arriti në përfundimin se gruaja “arriti një marrëveshje ekonomike” për t’i dhënë fëmijën e saj të porsalindur për 2,000 euro çiftit, por më pas “u pendua që shiti vajzën e saj” dhe kërkoi ta kthente.

Çifti refuzoi të kthente fëmijën nëse gruaja nuk kthente paratë që kishin paguar, plus 1000 euro të tjera për të mbuluar shpenzimet e ndryshme që gruaja tha se kishte bërë gjatë muajit që kaloi me ta në Kordoba para lindjes, raportoi AFP, transmeton Gazeta Express.

Policia tha se filloi hetimin pasi gruaja paraqiti një ankesë duke pretenduar se një familje në Kordoba kishte “rrëmbyer” foshnjën e saj të porsalindur.

Foshnja u dorëzua në një qendër për mbrojtjen e fëmijëve në Cordoba. Autoritetet kishin hequr në vitin 2022 gjashtë fëmijët e tjerë të gruas nga kujdestaria e saj, duke e akuzuar atë për neglizhencë, tha policia.