string(78) "policia-zbarkon-ne-kanine-te-vlores-zbulohen-sera-me-kanabis-disa-te-shoqeruar"

Policia zbarkon në Kaninë të Vlorës, zbulohen sera me kanabis, disa të shoqëruar

Shqiperi

Gazeta Express

16/08/2021 14:49

Forca të shumta policie janë duke zhvilluar aktualisht një operacion blic në zonën e Kaninës, në Vlorë.

Mësohet se blutë e qytetit bregdetar kanë pasur informacion për disa parcela me drogë dhe kultivit të kanabisit në sera, në këtë zonë.

Lexo Edhe:

Deri tani raportohet jozyrtarisht se disa persona janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Vlorës, mes tyre dhe kryeplaku i fshatit. Pritet që vetë Policia të japë njoftim zyrtar për këtë operacion të papritur dhe për drogën e sekuestruar.

Kontrolle janë bërë dhe në disa shtëpi, ku mësohet se janë sekuestruar kubikë kanabisi të kultivuara në sera të vogla.