Ponte Prizreni bëhet me trajner të ri - Gazeta Express
string(37) "ponte-prizreni-behet-me-trajner-te-ri"

Sport

Gazeta Express

13/07/2023 12:43

Ponte Prizreni bëhet me trajner të ri

Sport

Gazeta Express

13/07/2023 12:43

Ponte Prizreni është bërë me trajner të ri.

Klubi prizrenas e ka angazhuar trajnerin turk, Tuncay Bostanci.

37 vjeçari i ka rrënjët shqiptare, por që familja e tij kishte emigruar nga Përmeti i Shqipërisë, shkruan “Gazeta Express”.

Bostanci ishte asistent-trajner në disa skuadra turke, ndërsa tash do ta ketë mundësinë të tregohet në Superligën e Kosovës.

Drejtuesit e klubit e kanë falënderuar trajnerin Edin Kërveshi për kontributin e dhënë në sezonin e kaluar, ndërsa i urojnë tash suksese trajnerit të ri, i cili shpejt do ta ketë në dispozicion edhe ndihmësin e tij.

Ponte Prizreni ka paralajmëruar se nuk do të ndalet me kaq duke sjell edhe përforcime gjatë fundjavës. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement