KB Ponte Prizreni dhe Leondre Washington kanë ndërprerë bashkëpunimin.
Klubi prizrenas bëri të ditur se shkëputja e kontratës është bërë marrëveshje të dyanshme, shkruan Gazeta Express.
24-vjeçari iu bashkua Ponte Prizrenit muajin e kaluar, por nuk ia doli të lë gjurmë të mëdha.
Washington luajti me një mesatare prej 5 pikëve për ndeshje.
Ndryshe, Ponte Prizreni renditet në pozitën e parafundit (7) në tabelë me 24 pikë të grumbulluara pas 18 ndeshjeve – me bilanc prej gjashtë fitoreve dhe 12 humbjeve. /Gazeta Express/