Policia e Tiranës ka arrestuar një 23-vjeçar. Ai dyshohet se porosit një pako me mbi 1 kg kanabis nga SHBA-ja. Pakoja në fjalë u mor nga një 19-vjeçar, i cili u arrestua disa ditë më parë.
“Shërbimet e Qarkullimit Rrugor në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve, në vijim të operacionit policor “Pako 2”, si rezultat i kontrolleve të mbështetura te inteligjenca policore, lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin G. P., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas dyshohet se ka porositur një pako me rreth 1.07 kilogramë Cannabis, të trafikuar nga ShBA. Pakoja u mor nga 19-vjeçari M. H, i arrestuar 3 ditë më parë, po në kuadër të këtij operacionit”, njoftoi policia.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...