string(59) "pos-arnoldit-reali-i-vihet-pas-edhe-nje-ylli-te-liverpoolit"

Pos Arnoldit, Reali i vihet pas edhe një ylli të Liverpoolit

Sport

Gazeta Express

29/04/2025 18:02

Real Madrid thuhet se është duke ndjekur nga afër një tjetër yll të Liverpool-it, pas interesimit të madh që ka shfaqur kohët e fundit për Trent Alexander-Arnold.

Gjatë muajve të fundit, e ardhmja e Alexander-Arnold ka qenë temë kryesore në mediat sportive, teksa Liverpool ka luftuar për titullin e Premier League. Të dielën, “The Reds” realizuan ëndrrën e tyre duke mposhtur Tottenham Hotspur 5-1 në “Anfield” dhe siguruar titullin katër javë përpara fundit të kampionatit.

Lexo Edhe:

Që nga ajo ndeshje, vëmendja është rikthyer sërish te Alexander-Arnold, pasi kontrata e tij përfundon në fund të sezonit. Ndërkohë, bashkëshortja e pronarit të Liverpool-it, John Ë. Henry, Linda Pizzuti, ka ndezur spekulimet me aktivitetin e saj në rrjetet sociale, ndërsa pasiguria për të ardhmen e mbrojtësit 26-vjeçar vazhdon.

I lindur dhe rritur në Liverpool, Alexander-Arnold është përfolur për një transferim të lirë te gjigandët e La Ligës, Real Madrid, dhe disa burime madje pretendojnë se marrëveshja është drejt përfundimit.

Por nuk ndalet me kaq. Sipas “Empire of the Kop”, Real Madrid tani është duke “vlerësuar” edhe Alexis Mac Allister si objektiv për merkaton e verës, me synimin për të forcuar mesfushën. Argjentinasi shihet si një zëvendësues i mundshëm afatgjatë për Luka Modric dhe madrilenët thuhet se janë të gatshëm të ofrojnë deri në 90 milionë euro për shërbimet e tij.

Burime pranë lojtarit kanë bërë me dije se Mac Allister dhe rrethi i tij janë të hapur për një transferim në La Liga. Përveç Realit, edhe Paris Saint-Germain raportohet të jetë i interesuar për 26-vjeçarin.

Megjithatë, vetë Mac Allister së fundmi ka mbetur i përqendruar te Liverpool, duke thënë për Fabrizio Romano:
“I lexoj thashethemet dhe lajmet më arrijnë, por gjëja më e rëndësishme është e tashmja.
Jam mirë te Liverpool, e respektoj shumë klubin dhe nuk mendoj se është e nevojshme të flas për institucione të tjera.”

Mac Allister dhe Liverpool do të rikthehen në fushë këtë fundjavë, në një përballje ndaj Chelseat në “Stamford Bridge”./GazetaExpress/