Posterë të Vuçiqit në Veri, iniciohet rast "Nxitje e urrejtjes" - Gazeta Express
string(60) "postere-te-vuciqit-ne-veri-iniciohet-rast-nxitje-e-urrejtjes"

Posterë të Vuçiqit në Veri, iniciohet rast “Nxitje e urrejtjes”

Lajme

Gazeta Express

30/06/2024 12:43

Posterë me fotografi të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe me mbishkrimin “Komandati suprem, po të presim”, janë vendosur në disa objekte në katër komunat veriore.

Lidhur me këtë zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani, ka thënë se është iniciuar rast “Nxitje e urrejtjes”.

Lexo Edhe:

“Në disa lokacione të 4 komunat e Veriut të Vendit janë shpërndarë pamflete me foton e Kryetarit të Serbisë. Pas konsultimit me Prokurorinë e Shtetit është hap rasti “Nxitje e Urrejtjes”. Nuk kemi të dyshimt, ndërsa policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit”, tha Elshani për Express.