E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Anu Prattipati, sot është takuar me Klubin e Biznesit të Kosovës.
Në njoftimin e ambasadës thuhet se lidhjet ekonomike mes Kosovës dhe SHBA-së janë komponent kyç i marrëdhënies dypalëshe.
‘‘Lidhjet ekonomike midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë një komponent kyç i marrëdhënies sonë dypalëshe. E ngarkuara me Punë Anu Prattipati dhe zyrtarët e Ambasadës Amerikane patën një takim të shkëlqyer me Klubin e Biznesit të Kosovës për të diskutuar bashkëpunimin e vazhdueshëm. Ne mezi presim të mirëpresim bizneset kosovare në Maryland për #SelectUSA në maj!’’, thuhet në postimin e ambasadës amerikane. /GazetaExpress