string(48) "prattipati-viziton-shterpcen-u-takua-me-jevtiqin"

Lajme

Gazeta Express

28/04/2025 13:21

Prattipati viziton Shtërpcën, u takua me Jevtiqin

Lajme

Gazeta Express

28/04/2025 13:21

Mëngjesin e sotëm, e ngarkuara me Punë e Ambasadës së Amerikës në Kosovë Anu Prattipati ka vizituar komunën e Shtërpcës.

Në një njoftim të ambasadës amerikane thuhet se ajo zhvilloi një takim të parë zyrtar me Kryetarin e komunës, Dalibor Jevtiq.

Lexo Edhe:

Gjatë takimit, thuhet se ata diskutuan për mbylljen e fundit të disa institucioneve në këtë komunë.

Në këtë rast, Prattipati theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për një Kosovë multietnike që plotëson nevojat e të gjithë qytetarëve të saj.

Ajo gjithashtu riafirmoi angazhimin e SHBA-ve për të mbështetur zhvillimin dhe stabilitetin e Kosovës, si një shoqëri ku të gjitha komunitetet mund të jetojnë dhe të kontribuojnë në mënyrë të barabartë.