Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se pas 9 shkurit nuk ka iniciativë tjetër politike, pos asaj që partia e parë ta bëjë shumicën.
Ai ka thënë në “Pressing” të T7, se LDK nuk po bllokon asgjë – sepse po voton.
Edhe votimi kundër e abstenimi është pjesë e votimit, thotë Haziri.
“Ne nuk kemi obligim me të votu për, na dallohemi për diçka”.
“Me 48 deputetë, VV duhet me pas marrëveshje për Kuvend, Qeveri, e President. Si proces e ka nda, pjesë pjesë me implementu këtë çështje. Po imponon politikën kokëfortë për konstituimin e legjislaturës, pa e lidh për çështjen e Qeverisë”.
“Pas 9 shkurtit kur lideri saj ka thënë ky është rezultati zgjedhor, ne kemi pranu rezultatin nuk ka inicaitivë tjetër pos kemi prit certifikimin edhe implementimin e zgjedhjeve sipas këtij rendi”, ka thënë Haziri. /Gazeta Express
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...