string(70) "prej-vitit-2012-e-deri-ne-vitin-2023-359-mije-qytetare-leshuan-kosoven"

Lajme

Gazeta Express

30/04/2025 12:29

Prej vitit 2012 e deri në vitin 2023, 359 mijë qytetarë lëshuan Kosovën

Lajme

Gazeta Express

30/04/2025 12:29

Instituti GAP publikoi raportin e ri “Emigrimi dhe tregu i punës në Kosovë: Potenciali i papërdorur i fuqisë punëtore joaktive”. Gjetjet e raportit u prezantuan në kuadër të diskutimit të Forumit të Platformës për Dialog Publiko-Privat të Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime (KKEI) mbi zhvillimin e fuqisë punëtore.

Gjetjet e këtij raporti tregojnë se tregu i punës në Kosovë do të vazhdojë të sfidohet nga mungesa e fuqisë punëtore, kryesisht për shkak të emigrimit të qytetarëve dhe shkallës së lartë të fuqisë punëtore jo-aktive.

Që nga viti 2012 e deri në vitin 2023, sipas të dhënave zyrtare, numri i personave që janë larguar nga Kosova drejt vendeve të ndryshme të botës ka arritur në 359 mijë persona, që përfaqëson rreth 22.6% të popullsisë së vendit.

Nndërkaq numri i shtetasve shtetasit kosovarë të kthyer si dhe të huajt që jetojnë në Kosovë është rreth 99 mijë persona.

Një pjesë e personave të cilët po emigrojnë nga Kosova janë nga fuqia punëtore aktive, çka po ndikon në rritjen e kërkesës në vend për punëtorë vendas dhe të huaj.

Sipas këtij raporti, në vitin 2023, 45 mijë e 650 kosovarë u pajisen me leje qëndrimi në Evropë.

Sipas të dhënave, më së shumti leje qëndrimi u lëshuan nga shteti gjerman: 23040, më pas nga Sllovenia (6492), Kroacia (4288), Italia (3541), Zvicra (1966), e kështu më radhë.

Arsyet e pajisjes me leje qëndrimi nga qytetarët e Kosovës janë kryesisht për bashkim familjar, edukim dhe punësim.