string(106) "presidenca-e-sirise-i-referohet-kosoves-si-republike-kur-njofton-per-takimin-e-presidentit-tyre-me-osmanin"

Presidenca e Sirisë i referohet Kosovës si Republikë kur njofton për takimin e presidentit tyre me Osmanin

Lajme

Gazeta Express

11/04/2025 15:38

Presidenca e Sirisë në njoftimin që kanë publikuar për takimin e presidentit të tyre Ahmad Al-Shara me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, i janë referuar Kosovës si Republikë, ndonëse Siria ende s’e ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Express.

“Presidenti i Republikës Arabe të Sirisë, z. Ahmad Al-Shara, dhe Shkëlqesia e Tij, Ministri i Punëve të Jashtme, z. Asaad Al-Shaibani, u takuan me Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalisë”, thuhet në njoftimin që ka publikuar presidenca e Sirisë.

Lexo Edhe:

Në takimin mes dy presidentëve i mbajtur në Antalya, kanë qenë në tavolinë edhe flamujt shtetëror.

Presidentja Osmani e ka konsideruar këtë takim si hapje e rrugës së bashkëpunimit mes dy shteteve./GazetaExpress/