string(96) "presidenti-begaj-pret-homologun-sllovak-vizita-e-pare-e-nje-presidenti-nga-sllovakia-ne-shqiperi"

Shqiperi

Gazeta Express

28/03/2025 11:56

Presidenti Begaj pret homologun sllovak, vizita e parë e një presidenti nga Sllovakia në Shqipëri

Shqiperi

Gazeta Express

28/03/2025 11:56

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti këtë të premte homologun e tij nga Sllovakia, Peter Pellegrini, në një ceremoni zyrtare në Presidencë. Kjo vizitë është historike, pasi është hera e parë që një president sllovak viziton Shqipërinë.

Begaj e mirëpriti zyrtarisht Pellegrinin, duke theksuar rëndësinë e kësaj vizite për marrëdhëniet mes dy shteteve. Ai shprehu: “Sot, për herë të parë një President sllovak në Shqipëri. Mirë se erdhe në Tiranë, Peter Pellegrini!”Pas takimit të zhvilluar mes dy presidentëve, është parashikuar që ata të mbajnë një deklaratë të përbashkët për mediat.