string(82) "presidenti-i-federates-ruse-e-shtyri-dhe-e-quajti-tradhtar-sportistin-e-shqiperise"

Presidenti i Federatës Ruse e shtyri dhe e quajti tradhtar sportistin e Shqipërisë

Sporte tjera

Gazeta Express

10/04/2025 14:09

Shqipëria është shpallur kampione në mundje në Kampionatin Europian që po mbahet në Bratislavë të Sllovenisë.

Chermen Valiev i cili u shpall kampion Evrope dhe valëviti lart flamurin e Shqipërisë është përballur me një skandal.

Lexo Edhe:

Presidenti i Federatës Ruse të Mundjes dhe Zv/Presidenti i Federatës Botërore të Mundjes, Mikhail Mamiashvili, në momentin e dorëzimit të medaljes së Artë për Chermen Valiev, si kampion Evrope për Shqipërinë e ka shtyrë me duar sportistin, ndërsa e ka quajtur edhe tradhtar, shkruajnë mediat shqiptare.

“Sporti i mundjes është përfshirë në një skandal të vërtetë gjatë ceremonisë së dorëzimit të medaljeve në Kampionatin Europian të zhvilluar në Bratislavë të Sllovakisë. Presidenti i Federatës Ruse të Mundjes dhe Zv/Presidenti i Federatës Botërore të Mundjes, Mikhail Mamiashvili, në momentin e dorëzimit të medaljes së Artë për Chermen Valiev, si Kampion Europe për Shqipërinë, ka bërë një gjest skandaloz, duke ushtruar forcë teksa i vendoste në qafë medaljen dhe më pas duke e shtyrë me duar. Gjatë këtij momenti është dëgjuar edhe fjala ‘tradhëtar’ për Chermen Valiev, që ka zgjedhur të garojë për Shqipërinë”, shkruhet në postimin e Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH).

Kujtojmë se Valiev u shpall kampion i Evropës për peshën 74 kg në stilin e lirë.

Në këtë mënyrë bëhet edhe medalisti i parë olimpik në historinë e Shqipërisë.

Mundësi fitoi me rezultatin 4-2 ndaj rusit Zaurbek Sidakov, me këtë të fundit që garoi me flamur neutral për shkak të pezullimit të Rusisë.