Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nderohet me çmimin e “Paqes” nga FIFA, përmendet edhe Kosova - Gazeta Express
string(91) "presidenti-i-shba-se-donald-trump-nderohet-me-cmimin-e-paqes-nga-fifa-permendet-edhe-kosova"

Futboll

Gazeta Express

05/12/2025 18:39

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nderohet me çmimin e “Paqes” nga FIFA, përmendet edhe Kosova

Futboll

Gazeta Express

05/12/2025 18:39

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump e ka fituar një çmim të veçantë, në eventin e hedhjes së shortit të Kupës së Botës të vitit 2026.

Presidenti Trump e fitoi çmimin e Paqes nga FIFA, i cili iu dha nga presidenti i kësaj organizate, Gianni Infantino.

“FIFA e dhuron këtë çmim te Donald Trumo, në mirënjohje për veprimet e jashtëzakonshme të tij për të sjellur paqen rreth botës”, tha presidenti i FIFA-s.

“Është nder i madh të jem këtu me Infantinon. Ai ka vendosur rekorde të reja në shitjen e biletave. Futbolli është një gjë e jashtëzakonshme”, tha Trump.

Ndër arsyet tjera për ndarjen e këtij çmimit për Trumpin, në videon zyrtare gjatë këtij eventi, u përmend të ishte edhe ndalja e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement