Mirlind Daku është pajisur me pasaportën e Shqipërisë.
Endrit Haxhiu ka publikuar në “Twitter” vendimin për dhënien e shtetësisë shqiptare për sulmuesin nga Kosova, shkruan Gazeta Express.
As I warned last #December, it is happening, #MirlindDaku, who was targeted by the @FSHForg to invite him to represent #Albania, has received #Albanian citizenship. https://t.co/pyigAYnP3k pic.twitter.com/fzxY3dZIMO
— Endrit R. Haxhiu (@EndritRH) June 23, 2023
Kujtojmë se Daku nuk ishte ftuar nga ish-përzgjedhësi, Alain Giresse, për ndeshjet e qershorit, për çka lojtari ishte shprehur tejet i zhgënjyer.
Madje, sulmuesi shtatlartë kishte potencuar se nëse do t’i jepet mundësia për të luajtur për Shqipërinë, do ta bënte këtë më gjithë zemër.
Raportime të shumta ka pasur rreth mundësisë që 25-vjeçari të luajë për “Kuqezinjtë”, teksa tani pas marrjes së shtetësisë shqiptare, kjo duket edhe më afër që të ndodhë. /Gazeta Express/