Presidenti: Tonali do të vendosë vetë mes Juves dhe Interit - Gazeta Express
string(58) "presidenti-tonali-do-te-vendose-vete-mes-juves-dhe-interit"

Gazeta Express

16/04/2020 11:13

Presidenti: Tonali do të vendosë vetë mes Juves dhe Interit

Gazeta Express

16/04/2020 11:13

Para pezullimit të futbollit për shkak të përhapjes së “Coronavirus”, Brescia ishte në vendin e fundit të Serie A. Një sezon i mallkuar për “dallëndyshet”, i cili, megjithatë, nuk e ka penguar Sandro Tonali të shkëlqejë në mesfushë.

Lojtari i datëlindjes 2000, megjithë moshën shumë të re, tashmë është lideri teknik i skuadrës nga Lombardia. Madje, edhe Mario Balotelli nuk e rrëzoi dot nga froni, i përfshirë në vorbullën e polemikave dhe gjithnjë e më afër divorcit me klubin në pronësi të Massimo Cellino.

Presidenti i Brescia foli në një intervistë për “Tuttosport”. Tema kryesore ishte Tonali, shumë klube e kanë kërkuar tashmë atë: “Në janar, një ekip shumë i rëndësishëm erdhi tek unë, duke më thënë se donte Tonali. Unë nuk bëra numra, por vetëm një pyetje: a do ta lejonit të luante menjëherë në Ligën e Kampionëve? I interesuari m’u përgjigj: Unë do ta lija te Brescia deri në fund të sezonit. Vetë vazhdova: Faleminderit, atëherë do të flasim për këtë në korrik.

Në shkurt mora një ofertë tjetër shumë të rëndësishme dhe nuk i thashë asgjë Tonali, me qëllim që t’i bëja një surprizë të këndshme në qershor. Nuk mund ta them emrin e ekipit, për fat të keq “Coronavirus” ka ndryshuar gjithçka”.

Cellino ka preferenca për të ardhmen e Tonali, por është i vetëdijshëm se klubet e tjera janë të gatshme ta “peshojnë” atë me para: “Ëndrra ime është që ta mbaj Tonali. Do të isha i gatshëm ta bëja një sforco, por kam një marrëveshje me Sandro, i cili është një djalë i artë. Ai e di se, kur të më kërkojë të largohet, do ta lejoj. Nuk është çështje çmimi, gjëja e rëndësishme është që Tonali të zgjedhë me zemër. Është vetëm ai që vendos.

Për Nainggolan, në kohën e presidencës së Cagliari, unë hoqa dorë nga paratë e Juventusit, sepse isha i bindur që Radja kishte nevojë për nxehtësinë e Romës. Dhe kisha të drejtë. Tonali është një djalë më i ftohtë nga veriu, por brenda tij është sentimental. Kjo është arsyeja pse, si romantik që jam, do të doja ta shihja te Roma, ose Napoli. 

Por, vështirë se do të ndodhë kjo. Do të preferoja që ai të qëndronte gjithsesi në Itali. Juve apo Inter? Do të varet nga Tonali, ai do të zgjedhë. Por, shpresoj të qëndrojë në Itali dhe të luajë. Ai duhet të bëhet një Iniesta i ri”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement