string(95) "presidentja-osmani-dhe-shefi-i-eulex-it-diskutojne-per-sigurine-dhe-sundimin-e-ligjit-ne-kosove"

Presidentja Osmani dhe Shefi i EULEX-it diskutojnë për sigurinë dhe sundimin e ligjit në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

29/04/2025 19:42

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Shefin e EULEX-it, z. Giovanni Pietro Barbano.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet më të fundit në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit në vend.

Lexo Edhe:

Të dy palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe EULEX-it, në kuadër të mandatit teknik të këtij misioni për monitorim, mentorim dhe këshillëdhënie.

Presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e institucioneve të vendit për bashkëpunim konstruktiv me EULEX-in, në funksion të forcimit të rendit kushtetues dhe të sundimit të ligjit.