Presidentja Vjosa Osmani ka nderuar ushtarët amerikanë që humbën jetën tragjikisht në Lituani gjatë disa ushtrimeve.
“Sot u bashkohemi miqve tanë amerikanë në zinë për tre ushtarët e guximshëm amerikanë që humbën jetë gjatë një ushtrimi të udhëhequr nga ShBA-ja në Lituani – larg nga shtëpia, por kurrë larg nga nderi”, ka shkruar Osmani në Facebook.
“Në Lituani, në Kosovë, dhe në krejt Aleancën, i kujtojmë ata, dhe qëndrojmë solidarë teksa vazhdojnë pëprjekjet për lokalizimin e ushtarit të katërt”.
“Ne qëndrojmë me Presidentin DonaldTrump dhe Shtetet e Bashkuara—si aleatë, si miq dhe si besimtarë të fortë në liri”.