string(71) "presidentja-osmani-pret-neser-sekretarin-e-jashtem-britanik-david-lammy"

Presidentja Osmani pret nesër Sekretarin e Jashtëm britanik, David Lammy 

Lajme

Gazeta Express

01/04/2025 18:36

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të presë nesër (2 prill) në takim Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy. 

Presidenca njoftoi se takimi do të mbahet në orën 08:25 në kabinetin e Presidentes, ku mediat do të kenë mundësinë të marrin pamje në fillim të takimit.

Lexo Edhe:

Pas përfundimit të diskutimeve, Presidentja Osmani dhe Sekretari Lammy do të deklarohen për media.