string(71) "primaret-per-tiranen-terhiqet-alimehmeti-anetaresia-pro-belind-kellicit"

Shqiperi

Gazeta Express

05/12/2022 20:52

Primaret për Tiranën, tërhiqet Alimehmeti, anëtarësia pro Belind Këlliçit

Shqiperi

Gazeta Express

05/12/2022 20:52

Doktor Ilir Alimehmeti është tërhequr nga gara për primaret e Tiranës, pas balotazhit që pati me deputetitn e Partisë Demokratike Belind Këlliçi, duke bërë që ky i fundit të jetë kandidati zyrtar i PD-së për kryeqytetin.

Në një konferencë të përashkët për shtyp Alimehmeti u shpreh se mbështet kandidaturën e Këlliçit, si personi i cili mori më shumë vota nga anëtarët.

Lexo Edhe:

“Anëtarësia shprehu me votë se kë do të dëshironte për kandidat për Bashkinë, i falenderojmë për një proces nga fillimi në fund pa asnjë vërejtje. U numëruan nga fillimi në fund pa asnjë problem. Gjithmonë kam qenë i bindur që ka qenë anëtarësia ajo që duhej të shprehej, dhe jo sipmatizantët. Anëtarësia foli, foli në favor të djalit të shkëlqyer që kam në krah, Belind Këlliçit”, tha Alimehemeti.

Ndërkohë Këlliç deklaroi se Ilir Alimehmeti do të jetë krahu i tij i djathtë në fushatë dhe nënkryetari i ardhshëm i bashkisë nëse fitojnë më 14 maj.

“Kushdo që ka pritur pritshmëri kam përshtypjet që dhe më optimistët janë të befasuar nga ky standard që vendoset për herë të parë në demokracinë shqiptare. Nuk ka qenë një fushatë e lehtë.

Ky është një ogur i mirë për klasën politike shqiptare dhe demokratizmin e forcave politike. Jam krenar që kam qenë pjesë e primareve. Ne sot do të adoptojmë garimin presidencial të garës. Unë kam kënaqësinë më të madhe sot të them që nuk jam më unë por jemi ne, të prezantoj Ilir Alimehemtin si krahun tim të djathtë në fushatë dhe nënkryatarin e bashkisë kur të fillojmë më 14 maj”, tha Këlliçi.

Vijon…

/Gazeta Express