string(66) "princ-harry-dhe-meghan-markle-do-te-ndahen-ja-si-qendron-e-verteta"

Yjet

Gazeta Express

04/03/2025 19:16

Princ Harry dhe Meghan Markle do të ndahen? Ja si qëndron e vërteta

Yjet

Gazeta Express

04/03/2025 19:16

Pas shumë aludimeve dhe spekulimeve për një mundësinë krize në martesën e tyre, Harry dhe Meghan kanë vendosur të japin një përgjigje të qartë

Në një intervistë ekskluzive për revistën “People”, me rastin e publikimit të serialit të saj në Netflix, Dukesha e Sussex i ka dhënë fund të gjitha thashethemeve.

Lexo Edhe:

Markle ka deklaruar se ajo dhe Princi Harry janë në një periudhë të re, të ngjashme me një “muaj mjalti”, duke theksuar se marrëdhënia e tyre është më e fortë se kurrë.

Pas gjashtë vitesh martesë dhe dy fëmijëve, çifti i Sussex është duke jetuar një dashuri të rinovuar, duke u përballur me presionet e jetës publike dhe spekulimeve.

Meghan e ka cilësuar këtë periudhë si një “kthim në origjinë”, një moment për t’u afruar më shumë me njëri-tjetrin.

Ata tani jetojnë në shtëpinë e tyre në Montecito, Kaliforni, duke u përpjekur të mbajnë jetën private dhe të sigurojnë një mjedis të qetë për rritjen e fëmijëve të tyre, larg vëmendjes së shtypit.