string(47) "prince-caffe-ua-uron-bajramin-klienteve-besnike"

Lajme

Gazeta Express

30/03/2025 10:46

Prince Caffe ua uron Bajramin klientëve besnikë

Lajme

Gazeta Express

30/03/2025 10:46

Prince Caffe, një nga brendet më të njohura të njohura në Kosovë dhe rajon, ua ka uruar klientëve të vet festën e Bajramit, duke i falëmnderuar për lojalitetin për dekada.

Në një mesazh emocionues drejtuar klientëve, ekipi i Prince Caffe shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe besimin.

Lexo Edhe:

“Tash e 20 vite të mrekullueshme, ju na keni mirëpritur në shtëpitë tuaja, në mëngjeset dhe zemrat tuaja,” thuhet në komunikatën e tyre.

Me rastin e festës së Bajramit, Prince Caffe ngriti filxhanët për të gjithë ata që e kanë zgjedhur këtë brend për t’i shoqëruar në momentet e rëndësishme të jetës. “Urojmë që shtëpitë tuaja të mbushen me gëzim, paqe dhe aromën e pasur të kafesë sonë ndërsa festoni me të dashurit tuaj,” theksohet në mesazh.

Ekipi i Prince Caffe ka shprehur dëshirën për shumë vite të tjera të bashkëpunimit dhe ndarjes së çasteve të paharrueshme me konsumatorët e tij. “Gëzuar Bajramin nga të gjithë ne në Prince Caffe! Urojmë edhe për shumë vite të tjera me çaste të përbashkëta dhe shije të paharrueshme!” përfundon komunikata.

Me këtë rast, nga Prince Caffe theksuan se vazhdojnë të jenë simbol i traditës dhe dashurisë për kafenë në Kosovë, duke shpresuar që lidhjet e forta me klientët e tij të vazhdojnë të rriten në vitet në vijim.