Princesha e Norvegjisë dhe mbretëresha e ardhshme, Mette-Marit, deklaroi se ndjen keqardhje për miqësinë që kishte me Jeffrey Epstein, në një përpjekje për të kufizuar ndikimin e një prej skandaleve më të mëdha që kanë prekur familjen mbretërore të vendit.
Publikimi nga Departamenti amerikan i Drejtësisë i miliona dokumenteve që lidhen me aktivitetin e financierit amerikan të dënuar për krime s*ksuale, i cili u gjet i vdekur në qelinë e tij, ka shkaktuar tronditje globale, përfshirë edhe në Norvegji.
Dokumentet zbuluan lidhjet e tij me figura publike, ndër to princesha, si dhe politikanë të lartë norvegjezë, drejtues biznesi dhe diplomatë.
“Isha e manipuluar dhe e mashtruar”, tha Mette-Marit në një intervistë për NRK. “Sigurisht që do të doja të mos e kisha njohur kurrë”, shtoi ajo për Epstein.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme për mua të pranoj se nuk e verifikova të kaluarën e tij më në thellësi dhe gjithashtu të pranoj se u manipulova dhe u mashtrova në një masë kaq të madhe”, u shpreh ajo, duke i dhënë fund spekulimeve mbi natyrën e marrëdhënies së tyre. “Ishte një marrëdhënie miqësore: ai ishte para së gjithash mik i imi. Por nëse pyetja është nëse kishte një natyrë tjetër, përgjigjja është jo”, theksoi princesha.
Spitali Amerikan ka shpallur konkurs për vende të lira pune në Kosovë për profesionistë të fushës së infermierisë, duke...