Prishtina dhe Ballkani japin premi për lojtarë që ta fitojnë derbin - Gazeta Express
string(67) "prishtina-dhe-ballkani-japin-premi-per-lojtare-qe-ta-fitojne-derbin"

Gazeta Express

28/02/2020 20:37

Prishtina dhe Ballkani japin premi për lojtarë që ta fitojnë derbin

Gazeta Express

28/02/2020 20:37

Drejtori i Prishtinës, Granit Begoli, ka thënë se kryesia e klubit me siguri do të vendosë t’u ofrojë lojtarëve premi për ndeshjen kundër Ballkanit, ndërsa edhe Arbër Prekazi, futbollist i klubit nga Suhareka, ka thënë pret që të ketë premi edhe për të dhe bashkëlojtarët e tij.

Prishtina do ta presë Ballkanin në stadiumin Fadil Vokrri, e vetëdijshme se humbja do të nënkuptonte një hap mbrapa në synimin e saj për ta fituar titullin e ligës për herë të parë pas vitit 2013, raporton Gazeta Express.

Ballkani është lider i Superligës me 40 pikë pas 19 ndeshjeve, e ndjekur nga Prishtina dhe Drita me nga tri pikë më pak dhe Gjilani më pesë pikë më pak, në një garë të nxehtë katërfrontëshe për titull.

Për ndeshje kaq të rëndësishme, klubet zakonisht hapin kuletën dhe u ofrojnë premi lojtarëve të tyre për ta fituar përballjen. Drejtori i Prishtinës, Granit Begolli, dhe qendërmbrojtësi i Ballkanit, Arbër Prekazi, kanë treguar se a do të ndodhë kjo gjë edhe për derbin e kësaj fundjave.

“Nuk e kemi ndonjë vendim, por shpresoj se do të ketë ndonjë motivim shtesë për këtë ndeshje. Por, do ta shohim, do të vendoset nga lart e unë do ta përcjell te ekipi”, ka thënë Begolli në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

“Ballkani në çdo ndeshje, si me ekipet poshtë e si me ato lart, ka pasur premi. Ka mundësi që edhe në këtë ndeshje, nuk na është premtuar diçka gojarisht, por me shumë gjasë do të ketë edhe në këtë ndeshje premi. Por, lojtarët e Ballkanit s’luajnë për para apo shpërblim, por duam të arrijmë suksese”, ka thënëPrekazi. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement