Humbja e mbrëmshme nga Golden Eagle Ylli, ishte e fundit për trajnerin Jaksa Vulic në krye të Sigal Prishtinës.
Qysh në mëngjesin e sotëm, kryeqytasit me anë të një njoftimi kanë bërë të ditur se kanë ndarë rrugët me trajnaerin Vulic, shkruan Gazeta Express.
“Ju njoftojmë se klubi ka ndarë rrugët me trajnerin Jaksa Vulić. Trajnerin e falenderojmë për kontributin e dhënë deri më tani”, ishte postimi i shkurt i klubit kryeqytetas në faqen e tyre në “Facebook”.
Trajneri kroat erdhi në krye të Prishtinës gjatë muajit janar dhe gjatë kësaj periudhe nuk i përmbushi pritshmërit.
Arsyeja e largimit të tij ka të bëjë me rezultatet negative, në tri sfidat e fundit, kanë marr tri humbje.
Pas 24 xhirove, Sigal Prishtina është e katërta në tabelë me 14 fitore e 10 humbje./Gazeta Express
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...