string(73) "prishtina-e-zyrtarizon-arsim-thaqin-si-pasardhesin-e-jean-michel-cavallit"

Prishtina e zyrtarizon Arsim Thaqin si pasardhësin e Jean-Michel Cavallit

Sport

Gazeta Express

06/04/2025 17:33

Prishtina e ka zyrtarizuar trajnerin e ri, që do ta udhëheq skuadrën kryeqytetase, pas largimit të Jean-Michel Cavallit.

Ky i fundit, u largua nga klubi bardhekaltër pas problemeve me shëndetin dhe zëvendësues i tij do të jetë Arsim Thaqi.

Lexo Edhe:

Thaqi do ta drejtojë skuadrën deri në përfundim të sezonit.

Trajneri i mirënjohur kosovar, gjatë këtij sezoni e kishte udhëhequr Drenicën, nga e cila u shkarkua para disa ditësh.

Më herët në karrierën e tij, Thaqi e kishte udhëhequr edhe Dritën e Suharekën, derisa kjo është periudha e tij e tretë në krye të Prishtinës./GazetaExpress/