Prishtina i zyrtarizon edhe dy përforcime të reja - Gazeta Express
string(49) "prishtina-i-zyrtarizon-edhe-dy-perforcime-te-reja"

Basketboll

Gazeta Express

15/08/2024 13:59

Prishtina i zyrtarizon edhe dy përforcime të reja

Basketboll

Gazeta Express

15/08/2024 13:59

Sigal Prishtina i ka zyrtarizuar sot edhe dy përforcime të reja për sezonin e ardhshëm.

Bardhekaltrit kanë njoftuar përmes faqeve zyrtare në rrjetet sociale se e kanë rikthyer Eliot Pecin, ndërsa e kanë transferuar edhe Adhurim Alijajn.

Këto përforcime janë në vazhdën e përforcimeve dhe të vazhdimeve të kontratave që po i bëjnë kryeqytetasit, shkruan “Gazeta Express”.

Ata dje njoftuan se e kanë vazhduar bashkëpunimin me Fisnik Rugovën dhe me Muhamedali Janjevën, të cilët i nënshkruan kontratat e reja me klubin.

Gjithashtu, ata e rikthyen edhe Daniel Lekndreajn.

Prishtina pardje ua vazhdoi kontratat Bardh Istrefit e Jon Ismajlit, me të cilët nënshkroi për tri vjet.

Ata paraprakisht i transferuan basketbollistët amerikanë, Rashad Williams, Jalen Moore e Damiree Burns.

Prishtinasit pritet të bëjnë përforcime të tjera në ditët në vazhdim.

Ata synojnë ta kenë një sezon mjaft të suksesshëm dhe ta rikthejnë titullin e kampionit pas një kohe të gjatë pritjeje, por të kenë eksperiencë pozitive edhe në garat evropiane. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement