Prishtina ia tregon statistikat Ballkanit dhe Ismet Munishit - Gazeta Express
string(60) "prishtina-ia-tregon-statistikat-ballkanit-dhe-ismet-munishit"

Gazeta Express

28/02/2020 14:52

Prishtina ia tregon statistikat Ballkanit dhe Ismet Munishit

Gazeta Express

28/02/2020 14:52

Një ditë para përballjes ndërmjet dy rivalëve të drejtpërdrejt për titullin e kampionit në mes Prishtinës dhe Ballkanit, bardhekaltrit kanë nxjerrë statistika nga e kaluara e tyre me therandasit.

Gazeta Express shkruan se klubi bardh e kaltër i kujton të gjitha ndeshje me Ballkanin që i kanë zhvilluar deri më tani. Shtatë prej tyre i ka fituar Prishtina, kurse vetëm tri ka arritur t’i fitojë Ballkani. Ndërsa, një ndeshje ka përfunduar pa fitues.

Prishtinasit krenohen edhe me gol-dallim nga ndeshjet e tyre me suharekasit. Ata i kanë shënuar ndaj Ballkanit 22 gola, kurse i kanë pranuar vetëm 5 sosh.

Ndërkohë, me statistika Prishtina i është kundërpërgjigj edhe trajnerit të Ballkanit, Ismet Munishit, i cili ka deklaruar se Ballkani i tij të shtunën ndaj Prishtinës në “Fadil Vokrri” synon fitore me një posedim të topit prej 70% – 30%, në favor të ekipit të tij.

“Nga statistikat për trajner, ai prishtinas Dallku e ka vetëm 1 paraqitje, atë të edicionit të vjeshtës duke u mundur në Therandë 1:0. Kurse, trajneri prishtinas në radhët e Ballkanit, Munishi, kundrejt Prishtinës ka 12 paraqitje, dhe asnjë trajner tjetër, as Munishi nuk ka bilanc pozitiv me skuadrën nga kryeqendra, ka arritur 5 fitore, 1 barazim dhe 6 humbje me goldallim -1, 7:8. E dhënë interesante është se Munishi kundër Prishtinës shumicën e rezultateve i ka me pak gola të shënuar dhe me rezultate të ngushta. Nga 12 takimet e tij me Prishtinën, janë arritur vetëm 3 rezultate – 2:1 dy herë (një fitore e një humbje), 1:0 – 9 herë (4 fitore e 5 humbje) dhe një herë pa gola, 0:0”, shkruan ueb faqja zyrtare e FC Prishtinës. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement