Prishtina kalon në finale të Superkupës, eliminohet Ylli - Gazeta Express
string(55) "prishtina-kalon-ne-finale-te-superkupes-eliminohet-ylli"

Sport

Gazeta Express

09/12/2022 19:24

Prishtina kalon në finale të Superkupës, eliminohet Ylli

Sport

Gazeta Express

09/12/2022 19:24

Sigal Prishtina ka kaluar në finale të Superkupës së Kosovës në basketboll.

Në gjysmëfinale të kësaj gare, kryeqytetasit shënuan fitore ndaj Golden Eagle Yllit, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve përfundoi me rezultatin 82:75.

Dardan Berisha me 28 pikë dhe Dustin Thomas me 17 sosh, ishin dy basketbollistët më meritorë në fitoren e kryeqytetasve.

Te Ylli u dallua Rashun Davis me 31 pikë.

Prishtina në finale do të takohet me fituesin nga ndeshja mes Trepçës dhe Bashkimit, që do të zhvillohet sonte nga ora 20:30. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement