Prishtina Mall sërish arenë e spektaklit - Gazeta Express
string(40) "prishtina-mall-serish-arene-e-spektaklit"

Sporte tjera

Gazeta Express

07/10/2023 16:00

Prishtina Mall sërish arenë e spektaklit

Sporte tjera

Gazeta Express

07/10/2023 16:00

Dashamirët e auto sportit, konkretisht ata të disiplinave auto sllallom dhe karting sllallom, të dielën, më 8 tetor, e kanë mundësinë të shijojnë edhe një spektakël, të tretin me radhë që mbahet në parkingun jugor të Prishtina Mall.

Pjesëmarrës të auto klubeve të regjistruara në FASK, përfaqësues të regjioneve dhe individë që nuk janë anëtarë të auto klubeve, do kenë të drejtën ta sfidojnë veten në këto disiplina mjaft atraktive, me veturat elektrike që i ofron FASK për auto sllallom.

“Lufta” për plasman sa më të mirë në këtë disiplinë është e madhe dhe kështu pritet të jetë edhe të dielën.

Edhe në karting, disiplinë kjo që po ashtu mbahet me makinat që i ofron FASK, konkurrenca dhe interesimi nuk mungon, prandaj janë të gjitha parakushtet që e diela të jetë një tjetër festë automobilistike.

Procedurat administrative kryhen nga ora 09:00-10:45 e më pas vazhdohet me ecjen nëpër shtegun e garave, ushtrimet e garën zyrtare. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement