Prishtina ka shkuar në pushim me epërsi prej një goli ndaj Suharekës.
Golin e shënoi Ardian Limani në minutën e 39-të.
Qendërmbrojtësi Ardian Limani pas harkimit nga këndi u shkëput bukur në zonë dhe realizoi me kokë për 1:0.
Prishtina është pa fitore ndaj Suharekës në tri ndeshjet e këtij sezoni.