Prishtina mposhtet thellë nga Prizreni - Gazeta Express
string(38) "prishtina-mposhtet-thelle-nga-prizreni"

Sport

Gazeta Express

15/09/2024 21:19

Prishtina mposhtet thellë nga Prizreni

Sport

Gazeta Express

15/09/2024 21:19

Paraqitjen bindëse ndaj Sigal Prishtinës, Proton Cable Prizreni e ka kurorëzuar me fitore me rezultat të lartë.

Të dielën mbrëma në palestrën “Sezai Surroi”, Proton Cable Prizreni e mposhti Prishtinën me shifrat 100:88.

Prishtina mund të jetë vlerësuar favorite, por në parket ishin prizrenasit që dominuan plotësisht.

Çereku i parë përfundoi 29:17 për Prizrenin, ndërsa rrjedhë të njëjtë kishte edhe çereku i dytë që përfundoi 27:20.

Edhe në çerekun e tretë skuadra e Arbnor Rifatit dominoi, duke triumfuar 24:19. Dhe kështu ndeshja u mbyll.

Prishtina u afrua në çerekun e katërt, të cilin e fitoi 32:20 . Por fitorja e vendasve në ndeshjen e xhiros së parë të Superligës së Kosovës në basketboll nuk u rrezikua.

Kapiteni Urim Zenelaj shkëlqeu te Prizreni me 15 pikë, 12 kërcime e katër asistime. 29 pikë i kishte Jordan  Johnson, ndërsa 14 i realizoi Ëayne Arnold.

Prishtinës nuk i kryen punë 29 pikët e Jaëachi Nzeakor. Damire Burns i kishte 19 pikë e 11 kërcime.

Advertisement
Advertisement
Advertisement