string(78) "prishtina-ndahet-me-trajnerin-francez-thote-se-nuk-ishte-mire-dicka-me-shendet"

Prishtina ndahet me trajnerin francez, thotë se nuk ishte mirë diçka me shëndet

Futboll

Gazeta Express

05/04/2025 17:44

Klubi futbollistik Prishtina ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Jean-Michel Cavalli. Vendimi vjen sipas njoftimit si rezultat i gjendjes shëndetësore të trajnerit francez dhe është marrë në pajtim të plotë mes palëve.

“Për shkak të gjendjes shëndetësore dhe pas një marrëveshjeje të përbashkët, FC Prishtina ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Jean-Michel Cavalli,” thuhet në komunikatën e klubit.

Lexo Edhe:

FC Prishtina e ka falënderuar Cavallin për përkushtimin dhe kontributin e tij gjatë periudhës së qëndrimit në krye të skuadrës, duke i uruar shëndet të plotë dhe suksese në të gjitha aspektet e jetës së tij, si personale ashtu edhe profesionale.

“Merci, Mr. Cavalli!”, përmbyllet komunikata, me një shprehje falënderimi në frëngjisht, që reflekton respektin dhe mirënjohjen e klubit ndaj trajnerit.

FC Prishtina është aktualisht në krizë të rezultateve dhe madje nuk e ka të sigurt mbijetesën këtë edicion.