Prishtina pjesëmarrëse e Kupës Landolt - Gazeta Express
string(38) "prishtina-pjesemarrese-e-kupes-landolt"

Sport

Gazeta Express

01/07/2023 15:38

Prishtina pjesëmarrëse e Kupës Landolt

Sport

Gazeta Express

01/07/2023 15:38

KB Sigal Prishtina do të garojë në “Landolt Cup” në Yverdon të Zvicrës.

Klubi kryeqytetas njoftoi se ka marrë ftesë nga organizatorët e Kupës Landolt, shkruan Gazeta Express.

Njoftimi i plotë nga klubi i Prishtinës (pa ndërhyrje):

SIGAL PRISHTINA PJESËMARRËSE NË “LANDOLT CUP” NË YVERDON TË ZVICRËS

Sigal Prishtina është njëra nga gjashtë skuadrat që ka marrë ftesë nga organizatorët e Kupës Landolt, ndër ta edhe fituesi i edicionit të fundit i FIBA Champions League, Telekom Baskets Bonn si dhe skuadra tjera të njohura të elitave italiane, holandeze, belge dhe zvicrane, si Scafati, Donar Groningen, Antwerp e Fribourg.

Me sukseset dhe imazhin që klubi më i madh shqiptar e ka ndërtuar ndër vite në arenën ndërkombëtare, edhe një herë është vërtetuar se Prishtina ka ngritur lart Kosovën në hartën e basketbollit në Evropë dhe më gjerë.

PRISHTINA, EMËR LIDERI”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement