Prishtina - Trepça, derbi i mesjavës në basketboll - Gazeta Express
string(47) "prishtina-trepca-derbi-i-mesjaves-ne-basketboll"

Sport

Gazeta Express

05/03/2024 15:25

Prishtina – Trepça, derbi i mesjavës në basketboll

Sport

Gazeta Express

05/03/2024 15:25

Nuk ka pushim për Superligën e Kosovës në basketboll, pasi këtë mesjavë zhvillohet xhiroja e 23-të e saj.

Kryendeshja e kësaj xhiroje luhet të mërkurën mes Sigal Prishtinës e Trepçës, në “El Clasicon” e basketbollit kosovar.

Që nga humbja ndaj Yllit në xhiron e shtatë, Trepça që atëherë nuk di të ndalet së fituari, shkruan “Gazeta Express”.

Kjo formë fantastike e tyre, ka bërë që të jenë bindshëm në krye të tabelës me 20 fitore e dy humbje.

Në krahun tjetër, Prishtina hynë pasi pësoi në fundjavën e kaluar në udhëtim te Proton Cable Prizreni. Që të tri duelet direkte mes tyre i kanë fituar mitrovicasit këtë edicion.

Kjo përballje luhet të mërkurën nga ora 19:00, e po atë ditë luhet edhe sfida mes Pejës e Proton Cable Prizrenit.

Në pesë xhirot e fundit, pejanët kanë katër fitore e një humbje dhe do kërkojnë një tjetër sukses që ta forcojnë edhe më shumë vendin e dytë.

Prizreni shkon i motivuar në “Karagaq”, pasi e befasoi Prishtinën dhe kërkojnë që të largohen nga vendi i parafundit në klasifikim.

Vëllaznimi-Bashkimi, një tjetër ndeshje interesante e cila luhet të enjten.

Vetëm një pikë i ndanë të dy ekipet, më mirë qëndrojnë gjakovarët me nëntë fitore e 13 humbje, në pozitën e pestë. Në duelet direkte, përparësi kanë portokallinjtë me dy fitore, karshi një të gjakovarëve.

Dueli i fundit është mes Istogut e Golden Eagle Yllit, me këta të fundit që janë favorit absolut.

Suharekasit fituan xhiron e kaluar, derisa istogasit u deklasuan në Mitrovicë nga Trepça.

Në tabelë, Ylli e ka blinduar vendin e katërt dhe është në kërkim ta rrëmbej edhe të tretin. Ndonëse kanë mbetur edhe gjashtë xhiro nga fundi i sezonit të rregullt, tash mund të themi se Istogu veçse është përshëndetur nga elita. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement