Pritja e 2020'ës, atmosferë e zymtë nëpër rrugët e Mitrovicës - Gazeta Express
string(59) "pritja-e-2020es-atmosfere-e-zymte-neper-rruget-e-mitrovices"

Gazeta Express

01/01/2020 22:18

Me i fundit

Pritja e 2020’ës, atmosferë e zymtë nëpër rrugët e Mitrovicës

Gazeta Express

01/01/2020 22:18

Festa për ndërrimin e moteve ishte e zbehtë në Mitrovicë.

Përkundër dekorimeve, sheshet e qytetit ishin të zbrazëta pak orë para ndërrimit të moteve.

Lexo Edhe:

Derisa në qendër të Mitrovicës situata ishte e qetë, atmosferë festive në vendet e tyre të punës kanë krijuar punëtorët e Emergjencës dhe të Brigadës së Zjarrfikësve, raporton KTV.

Vitin 2020, në gjendje gatishmërie për çfarëdo intervenimi, e kanë pritur kujdestarët e Qendrës emergjente.

Viti që lamë pas nuk ishte i lehtë për ta.

Orët e fundit të 2019-s, në Emergjencë i ka kaluar edhe pacienti Adem Musliu.

Në gjendje gatishmërie ishte edhe Brigada e Zjarrfikësve në Mitrovicë.

Për shumicën prej tyre kjo nuk ishte hera e parë që e presin në vend të punës ndërrimin e viteve.

Më pak raste për të intervenuar, ishin urimet e punëtorëve të mjekësisë emergjente e të zjarrfikësve në këtë qytet.