string(77) "privohet-nga-liria-shoferi-qe-me-veture-goditi-nje-kembesore-87-vjec-ne-shkup"

Maqedoni

Gazeta Express

26/04/2025 10:55

Privohet nga liria shoferi që me veturë goditi një këmbësorë 87 vjeç në Shkup

Maqedoni

Gazeta Express

26/04/2025 10:55

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se pas mesnate, zyrtarët policorë kanë arritur ta arrestojnë shoferin E.J., 31 vjeç nga Shkupi, pasi i njëjti rreth orës 20:30 gjatë mbrëmjes së djeshme. kishte goditur një këmbësor.

“Më 25.04.2025 në orën 20:30 në rreth rrotullimin mes rrugës “Kirili dhe Metodi”, rrugën “Mitropolit Teodosij Gologanov” dhe rrugën “Heronjtë Kosturski”, ai ka goditur këmbësorin Gj.P. (87) nga Shkupi me një automjet pasagjerësh tip “Volkswagen” me targa të Shkupit, të cilin po e drejtonte. Këmbësori u transportua me ambulancë në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, ku iu diagnostikuan lëndime të rënda”, thonë nga MPB.

Lexo Edhe: