Prizreni e fiton derbin kundër Bashkimit - Gazeta Express
string(40) "prizreni-e-fiton-derbin-kunder-bashkimit"

Sport

Gazeta Express

25/09/2022 21:17

Prizreni e fiton derbin kundër Bashkimit

Sport

Gazeta Express

25/09/2022 21:17

Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj rivalit lokal, Bashkimit, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në Prince Caffe Superligën e Kosovës.

Ndeshja e zhvilluar sonte në palestrën “Sezai Surroi”, u mbyll me rezultatin 93:101, shkruan Gazeta Express.

Për skuadrën e drejtuar nga Arbnor Rifati është fitorja e parë këtë sezon, teksa për skuadrën e drejtuar nga Darko Radulovic është humbja e dytë radhazi, krahas një fitoreje.

Wayne Arnold shkëlqeu sonte dhe ishte më meritori në fitoren e Prizrenit. Ai shënoi 33 pikë, teksa u ndihmua edhe nga Dachon Burke me 21 sosh.

Ndërkaq, te skuadra që sonte ishte në rolin e nikoqirit, u dallua Fahro Alihodzic me 21 pikë.

Në javën e ardhshme, Bashkimi e pret Rahovecin – kurse Ponte Prizreni do të jetë nikoqir i Golden Eagle Yllit. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement