string(102) "procesi-i-eliminimit-te-brejtesve-ne-prishtine-drejt-fundit-sadiku-ne-fokus-ruajtja-e-shendetit-publik"

Procesi i eliminimit të brejtësve në Prishtinë drejt fundit, Sadiku: Në fokus ruajtja e shëndetit publik

Lajme

Gazeta Express

26/04/2025 8:14

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, bërë të ditur se procesi i deratizimit është në fazën përfundimtare.

Sadiku për Ekonomia Online tha se ky aksion synon eliminimin e brejtësve, që përbëjnë rrezik për shëndetin publik.

Lexo Edhe:

Ai shtoi se deratizimi po zhvillohet në bodrume dhe kanalizime, me pajisje të posaçme që nuk rrezikojnë qytetarët.

“Me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik të qytetarëve, ne i bëjmë dy procese: deratizimin dhe dezinsektimin. Deratizimi është procesi që bëhet eliminimi i brejtësve dhe dezinsektimi që bën largimin e insekteve, që bëhet në kohën e qershorit. Jemi në fazën përfundimtare të deratizimit, që bën zhdukjen e brejtësve, të cilët janë bartës të shumë sëmundjeve ngjitëse dhe për këtë arsye ky proces ndodh në çdo bodrum e kanalizim dhe zgjat si proces dhjetë ditë. Ky proces ka filluar në nëntor 2023,” tha ai.

Sadiku tha se pas përfundimit të procesit të deratizimit do të ketë edhe dy ditë monitorim dhe se qytetarët mund të paraqesin ankesa nëse hasin ende brejtës.

“Fokusi ynë të ruhet shëndeti publik dhe nuk kemi pasur asnjë epidemi. Kemi pasur ankesa të qytetarëve që kanë në lagje. Arsyeja ka qenë që tri vjet nuk ka pasur proces fare dhe është kthyer numri i brejtësve. Ndërsa vitin e kaluar, që është kryer procesi, ata janë shkatërruar. Ne njoftojmë në rrjete sociale për të komunikuar qytetarët me ne. Nëse ka ende ankesa të qytetarëve që kanë mbetur brejtës, atëherë shkohet në ato vende dhe bëhet deratizimi,” tha ai.

Drejtori komunal i Shëndetësisë vë në pah se fatmirësisht nuk ka ndonjë rast sëmundjeje nga turalemia, që vjen pikërisht nga brejtësit.

“Ky proces ka filluar dhe do të vazhdojë gjatë dhjetë  ditëve dhe pastaj dy ditë zgjat monitorimi nëse ka kërkesa. Suksesi nuk vërehet menjëherë, por gjatë gjithë kohës. Sëmundjet që mund të bëhen nga brejtësit janë turalemia. Fatmirësisht nuk kemi raste të tilla”, përfundoi Sadiku.