Profesori amerikan i thotë Haradinajt: Mos e mashtro popullin për vizat - Gazeta Express
string(70) "profesori-amerikan-i-thote-haradinajt-mos-e-mashtro-popullin-per-vizat"

Gazeta Express

10/12/2019 18:05

Profesori amerikan i thotë Haradinajt: Mos e mashtro popullin për vizat

Gazeta Express

10/12/2019 18:05

Bashkimi Evropian tash e disa herë është duke nënvizuar se s’ka datë për heqjen e vizave për Kosovën.

Kjo çështje megjithatë po vazhdon të flitet nga kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj që po liberalizimin herë thoshte se kosovarët do ta kenë dhuratë për krishtlindje, e herë uronte nëpër konferenca të ndryshme.

Një reagim mjaft i ashpër për Haradinajn ka ardhur nga profesori i njohur amerikan, Alon Ben Meir.

“Me gjithë deklaratat zyrtare të BE-së për mos heqjen e vizave për Kosovën, kryeministri në largim Ramush Haradinaj vazhdon të këmbëngulë se vizat do të hiqen së shpejti. Mos e mashtro popullin tënd zotëri Haradinaj, por puno për ta bindur BE-në t’ia heqë vizat vendit tuaj”, ka shkruar Meir në Twitter.

Advertisement
Advertisement
Advertisement