string(74) "profesori-shkelzen-cakaj-publikon-liber-me-shtepine-e-njohur-botuese-wiley"

Profesori Shkëlzen Cakaj publikon libër me shtëpinë e njohur botuese ‘Wiley”

Ballina

Gazeta Express

15/11/2022 14:20

Profesori nga Kosova, me angazhim pranë Fakultetit të Tekonlogjisë së Informacionit në Universitetin Politeknik të Tiranës, ka publikuar librin e tij të ri ‘Dizajni dhe Analiza e Stacioneve Tokësore për Satelitët e Orbitave të Ulëta (LEO- Low Earth Orbits)’ me një prej shtëpive të njohura botërore në fushën e kërkimeve teknologjike – Wiley and Sons.

Ky është me shumë gjasë studimi i vetëm në fushën e komunkimeve satelitore që vjen nga një autor shqiptar me një shtëpi kaq prestigjioze botuese. Nëse studimi i komunikimeve të stacioneve tokësore me satelitët nuk është aq i shpeshtë në Kosovë dhe Shqipëri, atëherë ky libër përbën një referencë të re akademike për t’iu qasur formave dhe analizave të komunikimit të stacioneve tokësore posaçërisht me satelitet e orbitave të ulëta.

Lexo Edhe:

Libri është përmbledhje e hulumtimeve shkencore mbi 20 vjecare të kryera gjatë punës së autorit me Universitetin Teknik të Vjenës, me Universitetin e Zagrebit dhe me Administratën Amerikane të mbikqyrjës së Atmosferës dhe Oqeaneve prej satelitëve (National Oceanic and Atmospherik Administration-NOAA) në Marylannd të ShBA-ve.

Si fillim, libri ka marrë vlerësime pozitive nga shtëpia botuese, duke e vlerësuar veçanërisht për llogaritë e avancuara matematikore, qasjen eksperimentale dhe përfundimet inovative në lidhje me performancën e komunikimit te stacioneve tokësore me të satelitet e orbitave te ulëta.

Përndryshe, Cakaj është autor i rreth 70 publikimeve shkencore në revista dhe konferencave nderkombetare. Ai vazhdon punën e tij si Profesor në Universitetin Politeknik të Tiranës.