Prokurorët: Partneri i avokatit të Trump-it i ka marrë 1 milionë dollarë nga oligarku ukrainas - Gazeta Express
string(93) "prokuroret-partneri-i-avokatit-te-trump-it-i-ka-marre-1-milione-dollare-nga-oligarku-ukrainas"

Gazeta Express

18/12/2019 10:05

Prokurorët: Partneri i avokatit të Trump-it i ka marrë 1 milionë dollarë nga oligarku ukrainas

Gazeta Express

18/12/2019 10:05

Prokurorët amerikanë thanë të martën se Lev Parnas, person i afërt i avokatit persona të presidentit Trump, Rudy Giuliani, i ka marrë një milion dollarë nga oligarku ukrainas, Dmytro Firtash.

Prokurorët gjithashtu thanë se këtij personi duhet t’i tërhiqet e drejta për t’u mbrojtur në liri nën kushtin e dorëzanisë, sepse ai i ka nënvlerësuar zyrtarisht të ardhurat dhe pasurinë e tij, përfshirë pagesën nga avokati i oligarkut ukrainas, kur ata po zhvillonin negociata për lirimin e tij me kusht.

Në anën tjetër, vetë Parnas-i ka mohuar se e ka fshehur këtë pagesë.

Qytetari amerikan, i lindur me shtetësi ukrainase, i cili është akuzuar për shkelje financiare gjatë fushatës, konspiracion dhe deklarata të rreme, ishte liruar me kusht pas arrestimit në tetor dhe po qëndron në arrest shtëpiak në Florida.

Prokurorët javën e kaluar kërkuan nga një gjykatës në Nju Jork që t’ia tërheqin Parnas-it masën e lirimit me kusht. Ata e përmendën saktësisht një pagesë prej një milion dollarësh, të cilën personi i dyshuar e kishte pranuar në shtator të këtij viti, një muaj para se arrestohej.

Firtash, i cili ka krijuar pasuri të madhe përmes shitjes së gazit natyror në Ukrainë, është duke u përballur me ekstradim nga Austria në Shtetet e Bashkuara për shkak të akuzave për korrupsion, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

Advertisement
Advertisement
Advertisement