Prokuroria i sekuestroi 50 milionë euro pasuri, Kristian Boçi: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me kombin e vet (FOTO) - Gazeta Express
string(115) "prokuroria-i-sekuestroi-50-milione-euro-pasuri-kristian-boci-nje-shqiptar-i-vertete-nuk-abuzon-me-kombin-e-vet-foto"

Shqiperi

Gazeta Express

30/06/2024 19:33

Prokuroria i sekuestroi 50 milionë euro pasuri, Kristian Boçi: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me kombin e vet (FOTO)

Shqiperi

Gazeta Express

30/06/2024 19:33

Kristian Boçi, ka reaguar sërish pas vendimit të Prokurorisë së Tiranës, për sekuestrimin e 50 milionë eurove pasuri në emër të tij dhe të personave të lidhur me të.

Përmes një reagimi në “Instagram”, Boçi mohon akuzat dhe thotë se nuk ka cenuar ligjin e vendit.

Lexo Edhe:

“Një shtet pa ligj është si një shtëpi që e drejtojnë fëmijët. Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me kombin e vet”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Tiranës, Kristian Boçi, rezulton se krijoi një shoqëri tregtare mes të cilës pastronte paratë e Elman Abules i dënuar për trafik droge në Belgjikë.

Nga hetimet rezulton se Kristian Boçi, ka bërë blerje fiktive me vlera jo reale, ndërsa ka marrë kredi të mëdha të pajustifikuara. Mes sekuestrimeve janë edhe 14 shoqëri tregtare.

Çfarë u sekuestrua

14 shoqëri tregtare

Pasuritë e shoqërisë “F…….” shpk:
Pasuria e llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 820 m2, me adresë Fshati Vrinë;
Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. Regjistrimi 00006769 datë 15.07.2021;
Pasuria e llojit “ndërtesë”, me sip. totale 2,300 m2 ;
Pasuria me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021;
Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. pasurie 264/40ND1, sip. totale 276 m2;
Pasuria me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021 e llojit “truall”;
Pasuria e llojit “arë”, me sip. totale 4,900 m2; dhe
Pasuria e llojit “ndërtesë”, me nr. regjistrimi 00006769, datë 15.07.2021.
Pasuritë në emër të Kristian Boçit
Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim të blerjes 9,300,000 Lekë;
Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim i blerjes 600,000 Euro;
Pasuria e llojit “Dyqan”, me sipërfaqe 222 m2;
Pasuria e llojit “Dyqan” me sipërfaqe 220.8 m2 dhe verandë me sipërfaqe 285 m2;
Pasuria “Apartament”, me sip 201.8 m2;
Pasuria “Garazh” me sipërfaqe 18.9 m2;
Pasuria “Garazh” me vlerë totale 25,000 Euro ose 3,425,000 lekë (secili 25,000 Euro); dhe
Pasuria e llojit “Autoveturë”, të tipit “Mercedez Benz”, në shumën 117,000 Euro.

Pasuritë e regjistruara në emër të shtetasve Elman Abules dhe M. N., si më poshtë:

Pasuria e llojit “Vilë” me sipërfaqe ndërtimi 171.6 m2 dhe sipërfaqe trualli 300.8 m2, me vlerë 370,000 euro;
Pasuria e llojit “Truall” me çmimi i blerjes 370,000 euro; dhe
Pasuria e llojit “Vilë Single A2”, sip. ndërtimi 334.2 m2 dhe sipërfaqe parcele 550 m2, me çmim blerje 480,000 euro.
Vendosja e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” ndaj llogarive bankare të subjekteve, pranë bankave të nivelit të dytë.