string(121) "prokuroria-mblidhen-deshmi-per-zjarrin-ne-kocan-urdherese-ekspertize-per-mbi-70-te-telefona-celulare-dhe-30-te-kompjutere"

Prokuroria: Mblidhen dëshmi për zjarrin në Koçan, urdhëresë ekspertize për mbi 70-të telefona celularë dhe 30-të kompjuterë

Maqedoni

Gazeta Express

16/04/2025 19:47

Një pjesë e prokurorëve që veprojnë në lëndën për zjarrin në diskotekën e Koçanit “Puls”, si dhe Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot kanë mbajtur takim me persona zyrtarë nga më shumë fusha me qëllim planifikimin dhe koordinimin e aktiviteteve të ardhshme për sigurimin e dëshmive, informojnë nga Prokuroria.

“Lëshohen kërkesa për kontrolle plotësuese, analiza dhe urdhra për ekspertizën e rrethanave që i egzaminojnë dhe vërtetojnë personat ekspert. Në mënyrë plotësuese deri në këtë moment për nevojat e procedurës janë lëshuar urdhra për analizën e të dhënave prej mbi 70 telefona celularë dhe 30-të desktop dhe kompjuterë laptop”, thuhet në komunikatën e PTHPRMV.

Lexo Edhe:

Edhe pse inspektimi në vendngjarje ka përfunduar zyrtarisht, ekspertët që kryejnë ekzaminime dhe analiza për qëllime të procedurës, me urdhër të prokurorit publik, po ndërmarrin veprime shtesë në vendngjarje me qëllim që të inspektojnë dhe kuptojnë plotësisht të gjitha rrethanat rreth zjarrit. Për këtë qëllim”, shtohet në komunikatë, objekti është ende i siguruar dhe vendndodhja po shqyrtohet në detaje.

Paraprakisht sot, prokurori publik nga Departamenti special për ndjekje të veprave penale të kryera ngapersona me autorizim policor dhe pjesëtarë të policisë së burgut, duke vepruar rreth kallëzimit penal të parashtruar nga MPB-ja, ka miratuar Urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër dhjetë nëpunësve policorë pas zjarrit në Koçani.