string(98) "prokuroria-ne-fillim-te-majit-do-te-filloje-marrja-ne-pyetje-e-te-demtuarve-nga-tragjedia-ne-kocan"

Prokuroria: Në fillim të majit do të fillojë marrja në pyetje e të dëmtuarve nga tragjedia në Koçan

Maqedoni

Gazeta Express

25/04/2025 19:11

Nga Prourori Publike njoftuan se marrja në pyetje e personave të dëmtuar në hetimin për zjarrin tragjik që ndodhi në diskoteken “Puls” në Koçan është planifikuar të fillojë në fillim të majit.

Ata informuan se për shkak të numrit të madh të të dëmtuarve dhe të prekurve, do të vijojë njoftim shtesë me detaje mbi orarin dhe dinamikën e marrjes në pyetje.

Lexo Edhe:

Ekipi i prokurorisë që punon në rastin, siç thonë nga PP-ja, po ndërmerr intensivisht veprime urgjente, të cilat aktualisht përfshijnë seanca dëgjimore dhe koordinim të mendimeve të ekspertëve të nevojshëm për të siguruar prova për procedurën penale.

“Në vijim është mbledhja e të gjitha të dhënave të nevojshme dhe kontaktet nga të dëmtuarit dhe familjet e të pësuarve, si dhe informacione rreth përfaqësuesve të tyre. Në varësi të gjendjes shëndetësore të palëve të dëmtuara dhe rrethanave të tjera, prokuroria do t’i njoftojë të gjithë të prekurit në kohën e duhur për pjesëmarrjen e tyre në procedurë”, qëndron në kumtesë.

Në hetimin për zjarrin tragjik në diskoteken “Puls” në Koçani, i cili ndodhi më 16 mars 2025, në të cilin vdiqën 62 persona, të dyshuar janë 68 persona fizikë dhe tre persona juridikë.

Zjarri është shkaktuar nga shkëndijat e efekteve piroteknike gjatë koncertit të grupit “DNK”. Diskoteka funksiononte pa licencë të vlefshme dhe shkelte standarde të shumta sigurie, duke përfshirë mungesën e sistemeve të mbrojtjes nga zjarri dhe daljeve të mjaftueshme për evakuim.