string(45) "promovimi-i-librit-shekulli-xx-i-agron-shales"

Promovimi i librit “Shekulli XX” i Agron Shalës

Arte

Gazeta Express

10/12/2024 14:33

Në kuadër të edicionit të 5-të të “Panairit të Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur”, të premten, më 13 dhjetor 2024, në ora 14:00, në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë, bëhet promovimi i librit “Shekulli XX”.

Për këtë libër, studiuesi Daut Dauti ka shkruar: “Libri i Agron Shalës, që sapo ka dalë nga shtypi, në shikim të parë ka të bëjë me shifra apo numra. Janë numra të viteve, që përfshijnë ngjarjet në botë, që kanë ndodhur nga fillimi i shek. XX e deri më 1950 dhe që e kanë formësuar botën e sotme. Ngjarjet janë ndër kryesoret, përfshirë ato që kanë ndodhur në botën shqiptare. Për më tepër, domethënia e ngjarjeve të seleksionuara me kujdes dhe kompetencë, janë interpretuar apo analizuar për lexuesin. Me pak fjalë, ky libër është enciklopedi e shkurtër për historinë, politikën, ekonominë, kulturën, artin dhe muzikën tonë, rajonit dhe botës. Është një libër, pa të dhënat e të cilit, nuk kemi mundësi të ndërtojmë njohuri për veten, rrethin dhe botën. Prandaj, literatura e këtillë është e domosdoshme për lexuesin që dëshiron forcim dhe zgjerim të njohurisë”. 

Lexo Edhe: