Ambasada Britanike në Tiranë ka bërë një reagim këtë të enjte pak para nisjes së seancës plenare për shqyrtimin e imunitetit të Belinda Ballukut.
Në mesazhin e ambasadës thuhet se duhet të ruhet pavarësia e gjyqësorit, e më tej ka theksuar se imuniteti parlamentar duhet të mbrojë proceset demokratike.
“Ambasada Britanike thekson rëndësinë e ruajtjes së sundimit të ligjit dhe pavarësisë gjyqësore, dhe njeh progresin e Shqipërisë në reformën gjyqësore që nga viti 2016, përfshirë krijimin e SPAK-ut.
Ekzekutivi, Gjyqësori dhe Legjislativi mbeten partnerë të barabartë në mbështetjen e këtij progresi si pjesë e qëllimit të Shqipërisë për arritjen e anëtarësimit në BE.
Ndërsa imuniteti parlamentar duhet të mbrojë proceset demokratike, ai nuk duhet të jetë pengesë për llogaridhënie të barabartë para ligjit”, thuhet në postim.

Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...