string(43) "protesta-masive-ne-shba-kunder-trump-e-musk"

Lajme

Gazeta Express

06/04/2025 11:08

Protesta masive në SHBA kundër Trump e Musk

Lajme

Gazeta Express

06/04/2025 11:08

Fillimisht shok pas vendimeve të Trump, tani po zgjohet protesta kundër presidentit amerikan Trump e këshilltarit, Elon Musk. Dhjetëra mijëra vetë dolën në rrugë në SHBA.

Në javët e para pas marrjes së detyrës, Donald Trump nënshkroi me shpejtësi urdhra ekzekutivë dhe e mbajti botën pezull me një ritëm marramendës. Shumë qytetarë dhe deputetë të Demokratëve dukeshin të tronditur prej javësh. Për një kohë të gjatë nuk kishte protesta. Tani qytetarët në SHBA po reagojnë, rezistenca publike po rritet ngadalë, duke përfshirë edhe demokratët. Mijëra vetë protestuan të shtunën (05.04.) kundër tarifave të Trump, kundër këshilltarit të tij Elon Musk, masave të ashpra kundër emigrantëve dhe pushimeve masive nga puna.

Lexo Edhe:

Protesta në Florida. Fotografi: Jerry Beard/ZUMA Press Wire/picture alliance

Ditë mbarëkombëtare aksioni

Vetëm në kryeqytetin amerikan, disa mijëra demonstrues të shtunën u mblodhën në Monumentin e Uashingtonit pranë Shtëpisë së Bardhë. Protesta të mëdha pati edhe në mjaft qytete të tjera – për shembull në Nju Jork, Los Anxhelos, Atlanta, Boston, Detroit dhe Çikago. Në Uashington, demonstruesit mbanin postera me mbishkrime si “Larg duart nga demokracia” ose “Ndal grushtin e shtetit”, duke kërkuar, ndër të tjera, të mbrohet Kushtetuta, të largohet Trump nga detyra dhe të mos preket sistemi social.

“Hands off” -protesta kundër Trump. Fotografi: Andrea Renault/STAR MAX/IPx/picture alliance

Organizata të ndryshme amerikane kishin bërë thirrje së bashku për një ditë aksioni mbarëkombëtar me më shumë se 1300 aksione proteste në të gjitha shtetet federale – nën moton “Hands off”. Organizatorët kishin pritur më parë qindra mijëra pjesëmarrës në të gjithë vendin, por në fund thanë se miliona njerëz dolën në rrugë. Megjithatë, aktualisht nuk ka shifra të besueshme për numrin e pjesëmarrësve.

Pak ditë më parë, senatori demokrat Cory Booker tërhoqi shumë vëmendje me një fjalim maratonë 25 orësh kundër presidentit Trump në kongres. Së fundmi, ish-presidenti demokrat i SHBA-së, Barack Obama dhe rivalja demokrate e Trump, Kamala Harris, gjithashtu folën në mënyrë kritike pas një periudhe të gjatë heshtjeje. /dw