Garda Revolucionare Islamike (IRGC) njoftoi në një deklaratë të transmetuar në televizionin shtetëror të premten se do t’i përgjigjet çdo proteste të re kundër regjimit me një “goditje më të fortë” sesa ajo që u përdor gjatë protestave të janarit, raportoi AFP.
Human Rights Activists News Agency vlerëson se më shumë se 7,000 njerëz u vranë gjatë protestave të janarit, për të cilat autoritetet iraniane thanë se u shkaktuan nga “terroristë” që vepronin në emër të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.
Disa organizata për të drejtat e njeriut kanë akuzuar forcat e sigurisë iraniane se qëllimshëm kanë qëlluar mbi protestuesit.
Donald Trump gjithashtu ka bërë thirrje që iranianët të ngrihen dhe të përmbysin qeverinë e tyre.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...